
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka përkujtuar atë që 20 vite më parë, theu kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, Agim Ramadanin.
Ai përmes Facebook ka thënë se rënia e Ramadanit ishte humbje e madhe për UÇK-në por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë.
“Jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”. – ka shkruar Limaj