
Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë për mbylljen e të gjithave bizneseve të lojërave të fatit përveç Lotarisë së Kosovë, ajo do të mund të ketë mundësinë që të operojë e vetëm në shtet dhe pa konkurrencë.
Se çka ka mundësi që të organizojë Lotaria e Kosovës e kuptoni në dokumentar “Loto Qeveria”.
InDoks në këtë dokumentar do ti kthehet këtij veprimi të Qeverisë për ta parë se sa ishte i duhuri. Sa ishte i ngutshëm e sa i ndikuar nga grupet e interesit. Sa ishte për qytetarët, e sa tendencë për të krijuar monopol për një biznes lojërash të fatit.
Do të rishikohen lidhje të vjetra të partisë në pushtet me biznesin e kazinove. Edhe lidhje të dyshimta të forcave të rendit me këtë biznes multimilionësh./ Insajderi.com
Bizneset multimilonëshe të lojërave të fatit po mbyllen me një ligj që ende po e mban në tavolinën Hashim Thaçi. Krejt vala kundër tyre nisi në dy raste ku në fakt këto biznese ishin viktimë, në njërin rast viktimë e një polici që dyshohet se kreu vrasje me armë të shtetin.Por, prapa mbylljes së tyre është një histori e pa thënë e klaneve dhe tendencës për të krijuar monopol. Edhe shumë histori që i lidhin partitë në pushtet me financim nga kumari.#InDoks në dokumentarin “Loto Qeveria” me autor Visar Duriqi sjell prapaskenat e këtij vendimi dhe të operacionit të drejtësisë të ndikuar nga politika kundër lojërave të fatit.Sonte live në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe Insajderi
Gepostet von Insajderi am Sonntag, 14. April 2019