Bashkësia Islame e Kosovës dhe fenomeni i suspendimit për shkak të mendimit ndryshe

Bashkësia Islame e Kosovës dhe fenomeni i suspendimit për shkak të mendimit ndryshe

Religjioni, është njëri ndër aspektet më të rëndësishme në jetën e njeriut, sepse religjioni, ashtu siç edhe filozofia edhe shkenca, i ka dhënë dhe i jep njeriut shumë përgjigje në pyetjet rreth ekzistencës së tij, qëllimit të kësaj ekzistence, mënyrës së krijimit të njeriut dhe ambientit që e rrethon, duke përfshirë botën shtazore, bimore, botën e padukshme, energjitë dhe ndërveprimin e tyre, pastaj standardet morale të sjelljes dhe etikes, por, edhe i jep shpresë se me këtë botë, me vdekjen, nuk përfundon gjithçka, sepse jeta vazhdon në forma tjera, në dimensione tjera!

Me rritjen e nivelit shkencor, zhvillimit të njeriut, zhvillimit teknologjik, njeriu ia ka mundësuar vetes ti kuptoj shumë procese natyrore të dukshme dhe të padukshme dhe të argumentoj shumë përgjigje që fillimisht i ka pasur të transmetuara nga religjionet e ndryshme dhe nga filozofia!

Deri më sot, njeriu, në masë të madhe ka arritur ta dëshifroj ambientin e tij, përbërjen e tij, mënyrën e funksionimit të tij dhe të ambientit ku jeton, qoftë atij biologjik, fizik a kimik!

Njeriu e din se si funksionon klima, moti, përbërja e atmosferës dhe shtresave të saja, fusha gravitacionale e tokës, fusha elektromagnetike dhe roli i tyre në mbrojtjen e tokës dhe jetës në të!
Njeriu e ka dëshifruar edhe konstelacionin planetar të sistemit tonë diellor, pozicionimin e tyre në këtë sistem, por, edhe në galaksinë tonë. Njeriu ka arritur edhe ti numëroj pjesën më të madhe të galaksive dhe të mas rrezatimin më të vjetër në univers që buron nga Bing Bangu, dhe kështu, të mas vjetërsinë e universit, sepse ka gjetur momentin e shpërthimit të tij!

Njeriu ka zbuluar edhe botën e padukshme në veten e tij dhe në ambientin e tij. Të gjitha ato qeliza, ADN, bakterie e viruse, molekula dhe atome, grimca si neotrone, elektrone e protone, por, edhe valëzat apo fijëzat si pjesëza më e vogël e një atomi!

Dhe, kjo ka ndodhur falë mendjeve brilante që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë anekënd planetit tonë, të cilët me hulumtimet e tyre brilante shkencore e katapultuan njerëzimin nga errësira në dritë!
Fatmirësisht, këto zbulime të reja shkencore, të gjitha pa dallim, gjenden si konkluzione apo udhëzime në librat e shenjtë të religjioneve të ndryshme, diku mirë e diku më mirë të potencuara!

Kjo ka bërë që shkenca të mos jetë në kundërshtim dhe në konflikt me religjionin!

Ka vetëm dy situata kur shkenca dhe religjioni janë në konflikt me njëra tjetrën:

1. Kur zbulimi shkencor është i mangët, (p.sh. zbulimi i atomit, në shkencë është konsideruar si grimca më e vogël dhe si zbulim absolut, ndërsa në religjion është thënë se përveç kësaj grimce, ka grimca edhe më të vogla, dhe kjo është vërtetuar me zbulimin e elektroneve, protoneve, neutroneve dhe së fundmi edhe të fijëzave, apo valëzave) dhe
2. Kur interpretimi religjioz është i varfër dhe i mangët (këso raste kemi shumë, interpretime monotone dhe nganjëherë edhe të krijojnë aversion. E në këtë kontekst dhe për të luftuar interpretimin e mangët, më së miri është shprehur Papa Franqesku i cili deklaroi se: „Zoti nuk është magjistar“! Pse e tha këtë: Sepse magji është lojë me materien dhe me energjitë, ndërsa Zoti krejt krijimtarinë e Tij e bëri në bazë të një formule të saktë matematikore, sipas një modeli të caktuar, të matshëm!
Me këtë deklaratë, Papa Franqesku u bëri thirrje shkencëtarëve që të vazhdojnë zbulimet e tyre, ndërsa prijësve fetar që ta hapin mendjen!

Fatmirësisht, krahas mendjeve brilante të shkencëtareve, ekzistojnë edhe mendje brilante të teologeve, të cilët në formën më të mirë i ofrojnë njerëzimit përgjigje që ai i kërkon!
Dhe këto mendje të ndritura të interpretimit të drejtë dhe të saktë të religjionit kanë dalur edhe në Kosovë!

Njëra ndër mendjet e kthjellta në këtë aspekt është ajo e teologut Drilon Gashi, një imam që religjionin e sheh në frymën e të arriturave shkencore, e sheh jashtë kornizave klasike të interpretimit, e sheh si pjesë e një tërsie komplekse të religjioneve, filozofive dhe mbi baza shkencore duke i pranuar dhe mirëtrajtuar të gjitha, nga mesi i tyre nxjerrë interpretime të shëndosha!
Fatkeqësisht, mendjet e tilla hasin në rezistencë të madhe nga klasikët dhe siç edhe pritej Bashkësia Islame e Kosovës e ka suspenduar Drilon Gashin nga puna, pikërisht për arsye të mendjes së saj të prapambetur dhe luftuese e dijes së mirëfillt!

Kaq errët dhe në kundërshtim me vet mësimet religjioze ka rënë kjo bashkësi!

Ky suspendim është edhe një tregues i qartë se sa vuan religjioni, e me këtë edhe shoqëria nga pamundësia e hapjes së mendjes, që qon në deformim, e që ky pastaj rezultatet i shfaqi në Siri e Irak!