
Komuna e Prishtinës përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se nga nesër me 17 prill, do të filloj eleminimi i brejtësve në rrjetin e kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike në lagjet e kryeqytetit.
“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. Kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.