Qentë endacakë sulmojnë 5-vjeçarin

Qentë endacakë sulmojnë 5-vjeçarin

Një fëmijë 5-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë ditën e sotme në fshatin Ribar i Madh të Komunës së Lipjanit.

KosovaPress ka mësuar se djali nuk është në rrezik për jetën, por ka marrë lëndime.

Qentë endacakë në shumë raste paraqesin rrezik për njerëzit, sidomos për fëmijët, të cilët u sulmojnë.

Qytetarët në shumë fshatra dhe qytete të Kosovës janë të rrezikuar nga prania e qenve endacakë në rrugë.