
Janë arrestuar sot 2 persona të dyshuar për kryerjen e veprës “Vjedhje e rëndë” e cila ka ndodhur para disa ditëve në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar D.Sh dhe B.K, të cilën me datën 14.04.2019 kanë kryer një vjedhje në Pejë.
Gjatë bastisjes janë gjetur edhe prova tjera dhe janë sekuestruar 5 televizorë, tre pilotë komandues për TV, një sasi bizhuterishë dhe një sasi e substancës narkotike, thuhet në raportin e Policisë rajonale të Pejës.
Për këtë rast, Policia janë duke kërkuar edhe 3 persona të tjerë. /Insajderi.com