
Policia në Prizren raporton për një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas Policisë në ngjarjen që ka ndodhur në rrugën “Kukësi” si pasojë e aksidentit lëndime kanë marr drejtuesi i veturës i përkatësisë turke dhe pasagjeri i motoçikletës.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit. Nuk raportohet për të arrestuar.