KCC i ofron mbështetje Kryeministrit Mustafa në zvogëlimin e varfërisë

Zëvëndëspresidenti i agjencisë “Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit” , Khamir Khan, ka thënë se agjencia e tij synon zvogëlimin e varfërisë në Kosovë, gjatë një konference të mbajtur të mërkurën, në Prishtinë .

KCC i ofron mbështetje Kryeministrit Mustafa në zvogëlimin e varfërisë

Në një konferencë për shtyp, pas takimit në dyer të mbyllura, Mustafa tha se ata kanë diskutuar për gjenerimin e vendeve të reja të punës në Kosovë me qëllim zhvillimin ekonomik, raporton Insajderi.

“Një prej arritjeve më të rëndësishme të Kosovës gjatë vitit të kaluar ka qenë edhe vendimi i bordit të MCC-së për të përzgjedhur Kosovën për të përfituar një grant të gjerë të investimeve nga kjo agjenci. Në dhjetor të vitit të kaluar Kosova është kualifikuar të zhvillojë programin kompakt ndihmës, program i gjerë investimi që do t’i mundësojë Kosovës transformimin ekonomik me fokus krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhdukjen e varfërisë”, ka thënë Mustafa gjatë konferencës së mbajtur në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Kurse, zëvendëspresidenti i MCC-së, Kamran Khan, tha se me kryeministrin e Kosovës kanë pasur diskutim produktiv, derisa shtoi se populli amerikan, në vendin e të cilëve zhvillon aktivitetin kjo kompani, është shumë i përkushtuar që ta ndihmoj popullin e Kosovës në zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Sot është një ditë që të urojmë dhe që të ketë parasysh se kryeministri dhe delegacioni jonë kanë pasur një diskutim të rëndësishëm dhe produktiv sa i përket hapave të radhës. Qëllimi jonë është që të zvogëlojmë varfërinë”, deklaroi Khan.

MCC, po ashtu shprehu mbështetjen e popullit amerikan – vendi ku operon kjo agjenci – se Amerika do të ndihmojë edhe më tutje Kosovën në procesin e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.