Sipas pjesmarrësve, problemet kryesore në n" />

Qytetarët, ndotësit më të mëdhenj të ambientit

Qytetarët, ndotësit më të mëdhenj të ambientit

Komuna e Prizrenit sot ka organizuar konferencë për “Adaptimin e komunave në ndryshimet klimatike” me kryetarë të komunave të ndryshme të Kosovës.

Sipas pjesmarrësve, problemet kryesore në ndryshimet klimatike vijnë nga faktori njeri, duke përfshirë ndotjen e ambientit nga lirimi i gazrave të dëmshme, krijimin e deponive ilegale, dëmtimin e shtratit të lumenjve me anë të ndërhyrjeve të ndryshme, ndërtimit të hidrocentraleve dhe djegien e pyjeve.

Në këtë konferencë, përveç kryetarit të Prizrenit, kanë marrë pjesë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Mamushës, Junikut, Gjakovës, Deçanit, Suharekës, Malishevës, Rahovecit, Dragashit, Klinës e Mitrovicës, si dhe përfaqësuesit nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare./Insajderi.com