Scott: Marrëveshja gjithëpërfshirëse do ta përfshijë edhe njohjen e ndërsjellët

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka thënë se marrëveshja gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellët.

Scott: Marrëveshja gjithëpërfshirëse do ta përfshijë edhe njohjen e ndërsjellët

Ai ka theksuar se kjo shkruan në letrën të cilën presidenti i SHBA Donald Trump i ka dërguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Më tutje gjithçka varet nga ju”, ka porositur Scott. Ai këtë ka deklaruar për televizionin serb “Prva”, duke komentuar takimin e paralajmëruar në Berlin më 29 prill, në të cilën janë ftuar krerët e shteteve të Serbisë dhe Kosovës si dhe kryeministrat e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur se a priten presionet më të ashpra ndaj Serbisë në muajt e ardhshëm dhe se a është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr dorë nga zgjidhja me kompromis, Scott është përgjigjur – jo.

“Ne e shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse të kësaj çështjeje e cila duhet të përfshijë edhe njohje të përbashkët. Kjo ka qenë edhe në letrën e presidentit Trump ashtu që këtu nuk asgjë të re. Mirëpo, sa i përket presionit të ri – jo. Ne presim që dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave, e sa i përket marrëveshjes, gjithçka varet nga ju”, ka përfunduar Scott./Insajderi.com.