Tahiri: Viçiqi po i strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Tahiri: Viçiqi po i strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se kanë shkëputur çfarëdo kontakti me atuoritetet në Serbi, për sa i përket rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanvoviq.

Kjo shkëputje e kontakteve ai thotë se ka ardhur për faktin se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i strehon të kërkuarit për vrasjen e politikanit serb.

“E kemi shkëputur çdo lloj bashkëpunimi me palën serbe, për shkak se Vuçiq po i strehon të dyshuarit”, ka thënë Tahiri në një konferncë për media.

Ndër të tjera sa i përket dokumentit të prezantuar dje nga Vuçiq, kinse Rada Trajkoviq, ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për rastin e vrasjes.

Tahiri ka thënë se një dokument i tillë është vetëm manipulim që po përpiqet të bëj Serbia lidhur me rastin .

“Ai tashmë po mundohet të manipulojë procesin, përmes dokumentacioneve false”, është shprehur Tahiri.

Në fund ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë, që të dorëzojnë të kërkuarit për vrasjen e Ivanoviqit.

“I bëjmë thirrje që t’i dorëzojë të gjithë të kërkuarit, për të zbardhur rastin e vrasjes së Ivanoviqit”, ka thënë ai.