Edhe Zvonko Veselinoviq i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Hetimet mbi vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Kosovës janë zgjeruar në Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Mihajloviq, zbulon portali hulumtues serb KRIK.

Edhe Zvonko Veselinoviq i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në Prokurorinë e Kosovës kanë konfirmuar se hetimi është zgjeruar edhe në dy persona, por nuk deshën të tregojnë se për kë bëhet fjalë, e as nuk kanë konfirmuar se është fjala për Veselinoviqin dhe Mihailoviqin, raporton gazeta serbe N1.

Prokuroria ka marrë aktvendim më 12 prill për zgjerimin e hetimeve kundër këtyre dy personave, dhe ata dyshohen për pjesëmarrje në organizimin e grupit kriminal, rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit ndihmës, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe vrase të rëndë, shkruan KRIK.

Oliver Ivanoviq është vrarë në janar të vitit të kaluar në Mitrovicë. Në nëntor janë arrestuar Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviq dhe Marko Roshiq, derisa i akuzuari i katërt i cili është në arratisje në Serbi, është Milan Radoiçiq, përndryshe kumbara i Veselinoviqit.

Spasojeviqin, ish hetuesin e policisë në veri të Kosovës, Prokuroria e akuzon se e ka ndihmuar kryesin ashtu që i ka lehtësuar arratisjen nga vendi i ngjarjes me veturë zyrtare të policisë.

Roshiq është nën hetim për shkak të letrës së gjetur në xhepin e Ivanoviqit në të cilën është shkruar tabela e regjistrimit  të xhipit në pronësi të familjes së Roshiqit.

Për Markoviqin, gjithashtu Policia e Kosovës beson se i ka bartur informatat një zyrtari policor në Serbi.

Spasojeviq dhe Roshiq janë në paraburgim prej arrestimit./Insajderi.com.