Gjendet një person i vdekur në Deçan

Personi E.H 21 vjeç, nga fshati Baballoq i Deçanit është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Njesitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ky i fundit edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin,prokukori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion.

Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).