Dikur bënte “selfie” me të, sot Gecaj e quan të padijshëm kryeministrin Haradinaj

Dikur bënte “selfie” me të, sot Gecaj e quan të padijshëm kryeministrin Haradinaj

Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, së fundi i ka reaguar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj i cili i quajti “rrenca” ata që po thonë se Kosova ka humbur Çakorrin.

Dikur Gecaj i cili bënte “selfie” me kryeministrin Haradinaj sot ai ka deklaruar se duhet të jesh i padijshëm të thuash dhe ta besosh se Kosova nuk e ka humbur Çakorrin, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka shkruar se kontestimi i një fakti të tillë do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s.

“Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s”, ka shkruar Gecaj.

Gecaj thotë se Çakorrin e Kullën e kanë pasur kurban për të ardhur në pushtet, dhe më vonë për të mbetur në pushtet.

“Ja pafshi hajrin”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com