![41 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/04/aksidentet-rrugore-730x440.jpg)
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente.
Nga të dhënat e Policisë së Kosovës thuhet se nga 41 aksidente, 22 kanë qenë me persona të lënduar ndërsa 19 aksidente tjera me të pa lënduar.
Ndërsa janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 61 tiketa trafikut.
Përgjatë 24 orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com