Porosia e Daçiqit për Veselin: Mos shkruani letër se ata ju kanë lexuar

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq i ka porositur kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, me rastin e dërgimit të letrës për Kongresin e SHBA “që të heq dorë nga shkrimi, sepse ata tashmë janë lexuar”.

Porosia e Daçiqit për Veselin: Mos shkruani letër se ata ju kanë lexuar

Daçiq për gazetën serbe “Veçernje Novosti” ka deklaruar se Kadri Veseli me dërgimin e letrës me të cilën kërkohet dënimi i krimeve të Serbisë në të kaluarën, ka treguar “analfabetizëm diplomatik”.

“Ata kërkojnë të dënohen krimet e Serbisë në të kaluarën, derisa ende zgjatë terrori ndaj serbëve në Kosovës. Bashkëkombësit tanë po i arrestojnë, po i përjashtojnë nga funksionet ministrore për shkak se ata kanë treguar të vërtetën për krimet e NATO-s ndaj Serbisë, derisa i kanë vënë taksat prej 100 për qind në prodhimet serbe”, vazhdon Daçiq duke e imituar logjikën e ish idhullit të tij, kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Gazeta pretendon se Veseli në një letër të dërguar Kongresit të SHBA i propozon këtij vendi që me miratimin e një rezolute të mundësojë njohjen formale të padrejtësisë historike, ashtu që të dënohen krimet kundër njerëzimit në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999./Insajderi.com.