Ndalohen për 48 orë pronari i hotelit dhe kompanisë punëkryese të hotelit ku humbi jetën 28 vjeçari

Ndalohen për 48 orë pronari i hotelit dhe kompanisë punëkryese të hotelit ku humbi jetën 28 vjeçari

Porkuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ndalimin e pronarit të hotel “Adriatikut” në Mitrovicë dhe pronarin e konpanisë që ka qenë duke i kryer punimet në këtë object, ku si pasojë e shembjeve të objektit humbi jetën 28 vjeçari  Visar Behrami.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë për Insajderin se ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te shembja e hotelit.

“Dy persona janë ndaluar në lidhje me rastin dhe tre dëshmitarë janë intervistuar. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Preteni.

Ai ka shtuar se dyshohet të jenë ndaluar pronari i objektit si dhe punëkryesi.

Kujtojmë se një pjesë e këtij objekti është rrënuar pasditen e së hënës, derisa ishin duke u kryer disa punime. Pas kërkimeve nga rrënojat janë nxjerrë tre persona të gjallë ndërsa pas disa orësh kërkime është nxjerr 28 vjecari Visar Behrami, i cili  nuk ka arritur të mbijetoj.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se pronarit të hotelit dhe punëkryersit i është shqiptuar ndalimi prej 48 orës

“Veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes janë duke u zhvilluar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ndërveprimet e para janë intervistuar disa dëshmitarë, ndërsa në cilësi të të dyshuarave si punëdhënës dhe punëkryerës janë arrestuar dy persona, të cilëve me aktvendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com