Vetëvendosje nisë mobilizimin për protestën “Lepur ik, duam Republikë”

Vetëvendosje nisë mobilizimin për protestën “Lepur ik, duam Republikë”

Pas një kohe të gjatë, duket se Lëvizja Vetëvendosje do t’iu kthehet protestave. Një të dillë do të mbajnë këtë të premte kundër kryeprokurorit Aleksander Lumezi, ku do të kërkojnë edhe largimin e tij.

Sipas partisë së Kurtit, Lumezi nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe qeveritarët e korruptuar

Në njoftimin zyrtar të tyre thuhet se protesta do të mbahet këtë të premte duke filluar në orën 11:55.

“Ai nuk e ka bërë punën kundër kriminelëve. Nuk ka ngritur akuzat e duhura, as për mafiozët, as për dhunuesit seksualë, as për qeveritarët e korruptuar. Prandaj kriminelët falë tij janë të lirë, madje të fuqishëm”, thuhet në njoftim.

Kjo protestë do të jetë paqësore, dhe thuhet që do të kërkojnë largimin e një kryeprokurori i cili merr 7 rroga por që punën e vetë nuk e bën si duhet.

“Mblidhemi për protestë paqësore e qytetare të premten, në orën 11:55, të kërkojmë largimin e kryeprokurorit që nuk e bën punën e vet, por i merr shtatë rroga” përfundon njoftimi. /Insajderi.com