Deputeti Bekë Berisha pin 50 kafe në ditë, që për një vit i bie të shpenzoj mbi 7 mijë euro vetëm për to

Deputeti Bekë Berisha pin 50 kafe në ditë, që për një vit i bie të shpenzoj mbi 7 mijë euro vetëm për to

Deputeti Bekë Berisha është adhurues i madh i kafes. Brenda një dite ai ka thënë se pin 50 nganjëherë edhe 60 kafe.

Berisha tha se e din që e tepron me pirjen e kafes porse kjo i është bërë shprehi edhe për shkak të takimeve të shumta që zhvillon gjatë ditës.

“Disponimi për me fillu punës në seancë në mëngjës është pak e mundimshme”, tha Berisha në emisionin e mëngjesit në T7.

Bazuar në çmimin e kafes në Kosovë, i bie që për një ditë Beka shpenzon 21 euro për kafe, ndërsa për një muaj 630 euro. Sipas kësaj llogaritje i bjen që deputeti Berisha brenda një viti i bie që ai harxhon 7560 euro vetëm për kafe që i  bie se shpenzon sa katër rroga minimale në Kosovë vetëm duke pirë kafe.

Berisha përveç kafes thotë se do t`i pëlqente të pinte edhe ndonjë venë në mbrëmje, sepse kafeja i është bërë e zakonshme.