Sulmon personin zyrtar në gjykatë

Sulmon personin zyrtar në gjykatë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan një të dyshuar pasi që i njëjti gjatë prezantimit në seancë gjyqësore, i pakënaqur me përmbajtjen teknike dhe të gjeturat e ekspertizës të ekspertit të lëmisë ka filluar me sjellje arrogante dhe veprime të dhunshme fizike për çka edhe është përjashtuar nga procesi gjyqësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.