Për herë të parë pas 5 muajve, gazetat serbe shfaqen në Kosovë

Për herë të parë pas 5 muajve, gazetat serbe shfaqen në Kosovë

Pas pesë muajsh, të gjitha gazetat ditore nga Serbia janë shfaqur sërish në kioskat dhe marketet në veri të Kosovës.

Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug, nga e hëna, shtypi do të shpërndahet edhe në vendbanimet e tjera ku banojnë serbët në jug të Kosovës, transmeton Insajderi.

Gazetat serbe kishin munguar në veri të vendit pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për të gjitha mallrat që vinin nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Insajderi.com