Aktualisht Huawei ka një prezencë të gjerë në rrjetin 4G në Britani përfshirë antenat dhe komponentët e tjerë të rrjeteve. Pavarësisht thirrjeve të Shteteve " />

Britani, lejohet përdorimi i teknologjisë 5G të Huawei

Britani, lejohet përdorimi i teknologjisë 5G të Huawei

Aktualisht Huawei ka një prezencë të gjerë në rrjetin 4G në Britani përfshirë antenat dhe komponentët e tjerë të rrjeteve.

Pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar instalimin e teknologjisë 5G të Huawei në rrjetet celulare të vendeve aleate, Britania është vendi i parë që i jep goditjen.

Vendi ishullor vendosi që të implementojë teknologjinë 5G të Huawei por me një kusht, jo në pjesën kyçe të rrjeteve.

Aktualisht Huawei ka një prezencë të gjerë në rrjetin 4G në Britani përfshirë antenat dhe komponentët e tjerë të rrjeteve.

Grupet si Kombet e Bashkuara i kanë quajtur pretendimet Amerikane si politikisht të motivuara.

SHBA akuzon Huawei për lidhje të ngushta me qeverinë Kineze dhe se përgjon vendet perëndimore për llogari të Pekinit.

Qëndrimi Britanik ka qenë i ditur prej kohësh dhe kishte rrëzuar mundësinë e përjashtimit total të Huawei nga gjenerata e re e rrjeteve celulare.

Sakaq shefi i inteligjencës kibernetike Britanike Jeremy Fleming kishte thënë se i ka të qarta shqetësimet dhe kërcënimet që vinë nga përdorimi i teknologjisë Kineze në infrastruktura kyçe, siç janë ato të rrjeteve celulare.