A ka qenë Glauk Konjufca në SHIK – përgjigjet Albin Kurti

A ka qenë Glauk Konjufca në SHIK – përgjigjet Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur rreth deklaratave të Dardan Molliqaj, kur ky i fundit ka thënë se deputeti Glauk Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Kurti këto deklarata i ka quajtur ‘piskamë e një projekti të dështuar’.

“Nuk mendoj që ka shpjegim për akuza, kjo është psikama e një projekti të dështuar. Kanë menduar se VV-në do ta ndajnë 50 50, kanë mendu që është shoqëri aksionare. Tash natyrisht kur kanë përfunduar në këtë situatë vjen kjo piskama e projektit të dështuar”, ka thënë kurti për T7.

Ai ka folur edhe për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje ku tha se partinë e tij e kanë shpëtuar aktivistët.

“Vetëvendosjen nuk e kam shpëtuar unë, e kanë shpëtuar aktivistët. As ne as ata nuk e paskemi ditur sa e fuqishme është Vetëvedosja”, është shprehur Kurti..