Formohet komisioni për zgjedhjen e bordit të OSHP-së

Formohet komisioni për zgjedhjen e bordit të OSHP-së

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka formuar komisionin për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Miratohet  propozim-vendimi për emërimin e Komisionit Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për anëtar në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit”, tha kryeministri Haradinaj gjatë mbledhjes.

Anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e dy anëtarëve të bordit të OSHP-së janë: Rozafa Ukimeraj, Qemajl Murmullaku, Naim Baftiu, Osman Vicaj dhe Isuf Zenaj.