Albulena Haxhiu: Paqe me hajni nuk ka

Albulena Haxhiu: Paqe me hajni nuk ka

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu gjatë fjalimit të saj në protestën ka bërë thirrje të largohen prokurorët e korruptuar dhe të nisin hetime ndaj zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme.

“Paqe me hajni nuk ka, sepse me hajni nuk ka drejtësi, sepse me hajni nuk ka shtet. Prandaj protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, por prokuroria duhet të punojë. Prandaj duhet të lejohen të punojnë prokurorët që zbatojnë ligjin. Dhe urgjentisht duhet të largohen prokurorët e korruptuar e duhet të nisë hetimi i zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme”, tha ajo.