Para pak minutash ka nis protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Kryeprokrurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit.
Në fotografinë e siguruar nga Insajderi, shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë dalë në protestë ndërsa si gjithmonë edhe kësaj radhe nuk mungon flamuri kombëtar.
Flamuri kuq e zi shihet edhe në këtë protestë kundër kryeprokurorit Lumezi, teksa mbahet nga simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu, nuk mungon edhe kënga.
Insajderi, do ju mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimeve në protestë./ Insajderi.com