Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshin e kanë tradhtuar emocionet kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, mbërriti për të raportuar në Komisionin Hetimor për “Gylenistët”.
Kurteshi, i cili njihet si kritikues i ashpër i presidentit Thaçi, ishte i vetmi – bashkë me bashkëpartiakun e tij, Xhelal Sveçla – që u ngritën në këmbë për të përshëndetur presidentin Thaçi.
Me të vërejtur se Thaçi nuk i përshëndeti asnjërin prej tyre, Kurteshi dhe Sveçla u tërhoqën dhe u ulën sërish në vendet e tyre.