
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas.
Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se grupi që kreu grabitjen në Rinas kryente veprimtari kriminale edhe në Kosovë.
Lleshaj, i cili ndodhet në Kukës në kuadër të nismës ‘Ministri një ditë në qark’, analizoi edhe protestën e opozitës, duke e konsideruar bllokimin e rrugëve degradim politik.
“Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës”, tha ministri Lleshaj.