Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak çastesh në një institucion në rrugën “Muslim Mulliqi”, saktësisht në filialen “RIA”, Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash, në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar Lirie Beqiraj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
Meqenëse ky filial gjendet pranë Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil, qytetarët e kanë vërejtur një mashkull rreth 30 vjeç dhe e kanë njoftuar menjëherë policinë.
Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin gjitha hapat për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në këtë rast.