27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë të saj

27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë të saj

Marigona Bytyqi e cila po dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj të sapo lindur, kishte privuar nga jeta edhe më parë një bebe të saj.

E dyshuara 27-vjeçare, dyshohet se ka mbytur me rroba foshnjën e saj të gjinisë mashkullore në tavanin e shtëpisë së saj. Ajo procesin e lindjes e kishte bërë në dhomën e saj.

Familjarët e Marigonës, kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund. Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.

Sipas njerkës së saj, Marigona edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.

“Motra e vet e ka tregu të vërtetën, tani edhe unë jam shku e kam verifiku tepihun edhe normal, laminatin, tani edhe burrit tem i tregova ai e ka shku e ka kqyrë edhe menjëherë e kena thirr policinë. Nuk e di pse ajo kështu me bo, se ajo është një femen e pjekne, 27 vjet ma nuk është e vogël, nuk duhet me prit me msu njeri. Se besoj që ka dasht me majt sepse kur e ka hek të parin, nuk ka dashtë”, ka thënë njerka e saj për televizionin T7.

Ndërsa mjeku kujdestar, Shkelzen Krasniqi i cili e kishte kontrolluar Marigona Bytyqin ka treguar se 27 vjeçarja nuk kishte probleme.

“Pacientja ka qenë e vetëdijshme, komunikatave, gjatë ekzaminimit të saj fizik dhe opsetrik nuk është vërejt që ka ndonjë lëndim, pra ka qenë në gjendje kryesisht stabile”, ka thënë Krasniqi.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka njoftuar sot se ka ndaluar të dyshuaren Marigona Bytyqi për 48 orë. /Insajderi.com