Sot del para gjykatës gruaja që dyshohet se mbyti foshnjën e saj

Sot del para gjykatës gruaja që dyshohet se mbyti foshnjën e saj

Marigona Bytyqi sot do të dalë para Gjykatës së Prizrenit ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit. Ajo po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”.

Ndaj nënës 27 vjeçare nga Prizreni që dyshohet se mbyti beben e saj të gjinisë mashkullore menjëherë pas lindjes, do të mbahet sot seancë dëgjimore ku pritet t’i vendoset masa e paraburgimit.

Seanca do të mbahet në orën 15:00 ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala.

Kujtojmë se dje policia ka raportuar se trupi i pa jetë është gjetur në tavanin e shtëpisë, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhej në komunikatën e Policisë.

Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë, ndërsa sot do të dalë para gjykatës.

Marigona Bytyqi e cila po dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj të sapo lindur, kishte privuar nga jeta edhe më parë një bebe të saj.