Nga ora 4 e mëngjesit pasagjerët duke pritur në Aeroportin e Prishtinës -nuk ka përgjigje nëse fluturimi është anuluar

Nga ora 4 e mëngjesit pasagjerët duke pritur në Aeroportin e Prishtinës -nuk ka përgjigje nëse fluturimi është anuluar

Të acaruar nga pritja e gjatë dhe pa asnjë shpjegim pasagjerët e aviokompanisë Orange kanë telefonuar në redaksinë e Insajderit, për ta shprehur këtë pakënaqësi. Siç thonë ata janë duke pritur nga ora 4 e mëngjesit dhe deri tani nga këta përgjegjës nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Që nga ora 4 e mëngjesit jemi duke prit për një fluturim për në Shtuttgart. Qe sa jemi duke prit, unë këtu jam bashkë me nanën kjo është në moshë, kurrkush nuk po del me thanë kurgjo”, i tha njëri nga pasagjerët Insajderit.

Ai ka kërkuar që të paktën nga personat përgjegjës të dalin, të tregojnë nëse duhet të vazhdojnë të presin apo të kthehen mbrapsht.

Gazeta Insajderi ka tentuar të flasë edhe më zëdhënësit e aeroportit të Prishtinë, por këta të fundit nuk i kanë hapur telefonin redaksisë.