Gjendje e tmerrshme në Lumbardhin e Pejës

Gjendje e tmerrshme në Lumbardhin e Pejës

Lumbardhi i Pejës është në gjendje të tmerrshme. Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, shihet Lumbardhi i mbuluar nga mbeturinat, shkruan Insajderi.

Ato janë hudhur nga banorët e afërt të zonës.

Qytetarët kanë shpërndarë këto fotografi nëpër profilet e tyre, duke shkruar përkrah fotove se kjo gjendje në të cilën ndodhet Lumbardhi është shqetësuese.

Ndërkaq gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Pejë ishte protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali mbi lumin Lumbardh, ndërsa ky projekt më pas, ishte pezulluar.