Istogu është njëri prej vendeve që ka bukuri të shumta natyrore.
Një nga vendet që së fundmi po shfrytëzohet nga qytetarët si shëtitore është hapësira përreth lumit të Istogut, i njohur si Burimi i Istogut.
Kjo hapësirë, mbrëmë është lënë në gjendje të tmerrshme nga disa persona.
Koordinatori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka postuar në Facebook disa foto nga Burimi i Istogut, ku shihet ambienti plot mbeturina. /Insajderi.com