Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shkuar ndaras në ndërtesën ku po mbahet Samiti i Berlinit, teksa kryeministrja serbe Ana Brnabiq dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë shkuar së bashku, shkruan Insajderi.
Në këtë Samit, janë parë teksa kanë arrit liderët e Kosovës dhe asaj të Serbisë. Fillimisht ka shkuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është pritur nga Merkel dhe Macron në hyrje, ndërsa pas tij ka mbërri menjëherë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Me të arrirë Haradinaj, Thaçi, është nisë që të hyjë brenda, ndërsa Merkel e Macron e pritën Haradinajn për të bërë fotografi edhe me të.
Pas liderëve kosovarë, ka mbërri edhe ekipi serbë. Aty Brnabiq dhe Vuçiq, janë parë të bashkuar teksa bëjnë fotografi së bashku me kancelaren gjermane dhe kryeministrin francez.
Presidentja serbe Brnabiq dhe kryeministri serb Vuçiq, janë parë së bashku, ku kështu tregojnë unitetit e shtetit serb, ndërsa liderët e Kosovë po shihet qartë që janë duke ikur nga njëri tjetri, e kjo gjë nuk po i shpëton askujt. / Insajderi.com