Mustafa: Mos të ndahemi në patriotë e tradhtarë

Mustafa: Mos të ndahemi në patriotë e tradhtarë

Në prag të protestës së radhës së tri partive opozitare të cilat po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka renditur sukseset që sipas tij janë arritur gjatë qeverisjes së tij.

Sipas tij, ai ka marrë vërejtje nga miqtë e Kosovës të cilët thonë se në vend janë arritur shumë suksese “por se nuk i kemi afirmuar këto të arritura”.

Ai ka përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asoicim, marrëveshja për ndërtimin e termocentralit Kosova C, përfshirjen e Kosovës si përfituese të fondeve nga Korporata e Sfidave të Mileniumit.

“Janë përafruar krejtësisht kushtet për liberalizim të vizave. Nuk ka raste dhe afera të korrupsionit nga qeveritarët. Jemi kujdesur për krijimin e kushteve më të mira për organet e drejtësisë, për gjyqtarë dhe prokurorë,” ka thënë Mustafa.

Për këtë arsye, ai thotë se qytetarët e vendit duhet të jenë të bashkuar “për të quar proceset përpara.”

“Më së paku kemi nevojë të ndahemi në patriotë e tradhtarë, në akuzues dhe të korruptuar, sepse njihemi të gjithë. Më së shumti kemi nevojë të punojmë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike me njerëz tanë, këta që jem”, ka shkruar Mustafa në llogaërinë e tij në Facebook./Inasjderi