
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është parë i ngrysur pas takimit të samitit të Berlinit, teksa kishte qenë nën shoqërimin e Thaçit, liderëve serbë dhe dy iniciatorëve të këtij samitit; Merkelit dhe Macronit.
Haradinaj në fotografi të publikuara nga media shihet mjaftë i ngrysur, teksa fytyra e Thaçit dukej e buzëqeshur.
Në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net të cilat janë bërë pas takimit të parë,presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli shihen në një tavolinë teksa bisedojnë me palën serbe.
Klikoni këtu për t’a parë videon:
Në tavolinë është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Më herët, para se të nis takimi Thaçi tha se pa e njohur Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë marrëveshje.