Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë në Memaliaj,në Shqipëri mëngjesin e sotëm nga familjarët.
Viktima Antoneta Hoxha raportohet se ka dëmtime në kokë dhe trup.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.