Rriten çmimet për hapësirat e varrezave në Pejë

Rriten çmimet për hapësirat e varrezave në Pejë

Komuna e Pejës ka rritur çmimin e hapësirave për varreza.

Familjarët që do t’i varrosin të vdekurit e tyre, do të paguajnë rreth 60 euro për një varr të thjeshtë, ndërsa ata që duan t’i rezervojnë ato, duhet paguar 120 euro.

Ata që duan të kenë varreza të përbashkëta, duhet paguar 360 euro për një të vdekur.

Zyrtarët e komunës së Pejës thonë se këto çmime janë vendosur në konsultim me qytetarët.

“Këto çmime janë vendosur nga qytetarët e Pejës që kanë qenë pjesë e komisionit, nga përfaqësuesit e bashkësive fetare, nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga përfaqëuesit e partive politike që kanë qenë e komisionit”, thonë zyrtarët komunal.

Nga kjo komunë thonë se do të krijohet një komision i veçantë i cili do t’i evidentojë familjet me raste sociale dhe do t’i lirojë nga pagesa./Insajderi.com/