​Arbëreshët e Italisë priten në Komunën e Prishtinës

​Arbëreshët e Italisë priten në Komunën e Prishtinës

Grupi i arbëreshëve të Italisë është pritu të shtunën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Aty Ahmeti iu foli atyre për Prishtinën, numrin e banorëve, kulturën, hyjneshën në forn dhe të tjera.

Ndërsa pati edhe një premtim për arbreshët. Ahmeti tha se do të ndihmojnë arbëreshet me krejt çka kanë për të ruajtur traditën

Ahmeti u tha se ata janë në shtëpinë e tyre, dhe se do të përpiqen të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë në ruajtën e traditës dhe gjuhës.

Ndërsa Afrim Bekteshi, zëvendësministër i Diasporës tha se Kosova shpreh mirënjohje për arbëreshët të cilët e ruajtën gjuhën e traditën.

Ai tha se arbreshet e Italisë janë diaspora e parë shqiptare dhe frymëzim për diasporën e re të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

E në emër të arbreshëve foli Noe Andrea, kryetar i komunës në Pulia.

Për falënderim dhe përshëndetje, arbreshëve iu drejtu në gjuhën italiane, edhe nënkryetari i komunës, Selim Pacolli.