Nexhat Demaku sot pritet ta lirojë detyrën e kryetarit të komunës së Drenasit

Nexhat Demaku sot pritet ta lirojë detyrën e kryetarit të komunës së Drenasit

Nexhat Demaku sot do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës dhe të kryetarit të degës së PDK-së në Drenas.

Ky vendim vjen pasi që Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimin që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës më 15 maj të vitit 2015. Nexhat Demaku ishte dënuar me 3 vjet burg së bashku edhe me vëllanë tjetër Fadil Demaku në rastin “Drenica II”.

“Unë nesër do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës dhe kryetarit të degës së PDK-së në Drenas”, ka thënë Demaku për KosovaPress.

Po ashtu, kryetari i komunës së Skenderajt, Smi Lushtaku është i dënuar nga Gjykata Themelore me 12 vjet burgim.

Dënimi me burg, më shumë se 6 muaj ua pamundësinë Sami Lushtakut dhe Nexhat Demakut të ushtrojnë funksionin e kryetarit.

Kësisoj presidenti Hashim Thaçi është i obliguar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale që brenda 45 ditësh, të shpallë zgjedhje të parakohshme në këto dy komuna./Insajderi.com