Nxënësit e Kosovës do të sfidohen në “Garën e Diturisë”

Nxënësit e Kosovës do të sfidohen në “Garën e Diturisë”

Testet e Garës së Diturisë do të shpërndahen për të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme të mbarë Kosovës.

Në to ka pyetje nga të gjitha lëndët e mësuara nga shtatori deri në prill për secilën klasë.

 

 

Një testim i tillë, nxënsit kosovar i nënshtrohen për herë të parë.  Madje ai është hartuar edhe në gjuhët e komuniteteve siç kërkohet edhe me kushtetutë.

Pyetjet e testeve u hartuan nga ekspertët ndërsa interesimi për të pritet të jetë i madh edhe nga komunitetet.

Garës së Diturisë që do të mbahet të shtunën pritet t’i nënshtrohen rreth 315 mijë nxënës dhe do të fillojë nga ora 9:00.