Policia arreston dhe ekstradon një person, dyshohet se kreu një vrasje në Deçan 30 vjet më parë

Policia arreston dhe ekstradon një person, dyshohet se kreu një vrasje në Deçan 30 vjet më parë

Policia e Pejës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje 30 vjet më parë në komunën e Deçanit.

Siç njofton Prokuroria  Themelore e Pejës, i dyshuari është ekstraduar ndërsa i është caktuar edhe masa e parburgimit.

Megjithatë për detaje të tjera mediat janë ftuar që të marrin pjesë në një konferencë që organizohet sot.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, për arrestimin/ ekstradimin/paraburgimin e një personi të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.