Profil | Kush është milioneri serb që po garon për kryetar të komunës së Zubin Potokut dhe si e bëri ai këtë pasuri?

Profil | Kush është milioneri serb që po garon për kryetar të komunës së Zubin Potokut dhe si e bëri ai këtë pasuri?

Srdjan Vuloviq garon Listën Serbe që është njëri nga katër ish-kryetarët e dorëhequr që shkaktuan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai është milioner, sipas deklarimit që ka bërë në Antikorrupsion.

Indoks sjell profilin e Srdjan Vuloviq dhe mënyrën se si e bëri pasurinë.

InDoks në këtë dokumentar do t’i kthehet problemit të Veriut që edhe pak ditë do të përballet me zgjedhjet që dihet që do ti fitojë Lista Serbe. Serbë e tjerë, që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, frikësohen t’i konkurrojnë asaj, kurse Vetëvendosja e PDK-ja po marrin pjesë në zgjedhjet që dihet që nuk mund t’i fitojnë. E zgjedhjet edhe mund të dështojnë, ani pse do të shpenzohen qindra-mijëra euro në to.