33 vjeçari nga Vlora u qëllua me 19 plumba

33 vjeçari nga Vlora u qëllua me 19 plumba

Vlora u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë këtë të diel. 19 herë u qëllua në drejtim të një automjeti që lëvizte në aksin Vlorë-Fier pranë Novoselës, shkruan lapsi.al.

Pas atentatit makina ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një fushë. I plagosur ka mbetur 33-vjeçari i identifikuar si Romario Aliraj, i cili ishte drejtuesi i automjetit.

Ai ka marrë vetëm disa plagë të lehta, pas aksidentimit të makinës ndërsa pas marrjes së kujdesit mjekësor është merrë në pyetje nga policia. Policia thotë se po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit.