Vidhet vetura në një parking të Prishtinës

Vidhet vetura në një parking të Prishtinës

Një person është arrestuar pasi që ka vjedhur një makinë në një parking të Prishtinës.

Pas raportimit nga viktima, njësitet Policore kanë arritur ta lokalizojnë veturën në momentin që në vendin e ngjarjes ka ardhur i dyshuari.

Të dyshuarit i janë gjetur armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën i jan konfiskuar.

Vetura pas ekzaminimit i është kthyer pronarit ndërsa i dyshuari është dorëzuar në njësitë e Stacionit Policor në Shtime.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari kishte kryer edhe disa vepra të tjera penale.