Haradinaj: E njoh Blerim Devollin e respektoj shumë, sipërmarrës i zoti

Haradinaj: E njoh Blerim Devollin e respektoj shumë, sipërmarrës i zoti

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme ku është duke u diskutuar për Telekomin e Kosovës, ka thënë se ka një  respekt të veçant për pronarin e kompanisë telefonike “Z Mobile”.

Haradinaj është shprehur se ai është një sipërmarrës i zoti. Mirëpo ka shtuar se nuk interesin e kompanisë publike nuk ja ka borxh askujt, raporton Gazeta Insajderi.

“E njoh Blerim Devollin, e respektoj shumë, ju siguroj djali i Ibrahim Devollit, sipërmarrës boll i zoti. Mirëpo interesin e kompanisë publike, nuk ja kam borxh kërkujt, për me qu dëm për hatër të një sipërmarrësi. Çdokush që mban sot përgjegjësi sot në Telekom, le të dëgjojë nga kjo foltore, atëherë mbajnë përgjegjësi ligjore”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka bërë thirrje që mos os të ndërmarin veprime kundër kësaj kompanie publike. /Insajderi.com