Krasniqi dhe Hoti përplasen për replika – “si me të parën si me të dhjetën, nuk mundesh me prit”

Krasniqi dhe Hoti përplasen për replika – “si me të parën si me të dhjetën, nuk mundesh me prit”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi janë përplasur njëri me tjetrin për replika dhe për përmendje të emrit nga folësit në kuvend.

Kur kryesuesja e Kuvendit dëshiron t’i jap fjalën deputetit Memli Krasniqi, Avdullah Hoti reagon duke thënë se nuk ka replikë ndaj Krasniqit dhe insiston të vazhdojë seanca, raporton Gazeta Insajderi.

“Jo jo nuk ka replikë”, thotë nga ulësja e deputeti Hoti.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Krasniqi duke i thënë Hotit se kur të përmendet emri e merr replikën si me të parën si me të dhjetën.

“Qysh more nuk ka replikë kur të përmendet emri, çka je tu thanë more. Shiko Avdullah kur të përmendin me emër replikën e merr si me të paren si me të dhjetën, nuk mundesh me prit deri sa te kryjnë krejt për me marr fjalën”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com