Rrëfimi drithërues i Mejreme Kelmendit që humbi dy djemtë dhe bashkëshortin gjatë luftës në Kosovë

Rrëfimi drithërues i Mejreme Kelmendit që humbi dy djemtë dhe bashkëshortin gjatë luftës në Kosovë

20 vite më parë, tre familjarë të familjes Kelmendi u vranë në fshatin Rakovinë të Gjakovës. Me 13 maj në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Mejreme Kelmendi rrëfeu për vrasjen e dy djemve Besimit, 12 vjeç dhe Haxhiut, 10 vjeç si dhe të bashkëshortit të saj.

Në këtë ekspozitë, nëna e dy fëmijëve të vrarë kishte sjell një batanije të kaltër më të cilin i kishte mbuluar dy djemtë derisa i kishte të vegjël.

“Është shumë vështirë që erdha i pash fotot e fëmijëve, plafin ku mu ka rrit fëmija”, thotë ajo përderisa kërkon nga institucionet e vendit që të punojnë deri në vendosjen e drejtësisë.

Përderisa, Besimi shkonte në klasën e gjashtë, Haxhiu ishte në klasën e katër. Mes lotësh e ëma thotë se do të donte shumë që në vend të fotografive në këtë foto galeri, t’i shihte fotografitë e tyre nga shkolla.

Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë nuk është mbajtur vetëm për t’i kujtuar dhe nderuar viktimat dhe të mbijetuarit, por edhe për të kërkuar të vërtetën. Ekspozita “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” u hap të hënën mbrëma (13 maj), në Prishtinë, në shenjë përkujtimi për 1133 fëmijët e vrarë dhe zhdukur si pasojë e luftës së Kosovë 1998 – 2000./Insajderi.com

Rrëfimi i plotë i Mejreme Kelmendit: