Haradinaj: Punësime partiake ka por ato nuk i kam bërë unë

Haradinaj: Punësime partiake ka por ato nuk i kam bërë unë

Sot është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku temë pati çështjen e Telekomit dhe rrezikut të falimentimit, shkruan Insajderi.com

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në këtë seancë, ka folur për punësimet partike.

Ai ka thënë se është e vërtetë që në institucionet publike ka punësime partiake mirëpo, nuk e dinë se si kanë ndodhur.

“E pranoj si faj. Prej që e kam marrë detyrën iu kam thënë të japin llogari” – ka potencuar Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se gjendja e Telekomit është e vështirë mirëpo jo e pashpresë. Sipas tij, në politikë, është e lejuar diskutimi frontal mirëpo nuk është faji i Qeverisë./Insajderi/